Helmimi i 400 banorëve në Krujë, Ekspertja e ISHP:  Dyshimi kryesor uji, nesër përgjigja përfundimtare

schedule19:26 - 26 Tetor, 2021

schedule 19:26 - 26 Tetor, 2021

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja e ftuar në Radar në ABC ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e rreth 400 qytetarëve në Krujë.

Daja në fjalën e saj ka bërë me dije se rastet e para janë shfaqur ditën e dielë dhe që kanë kulmuar dhe në dy ditët në vijim, ku sipas saj shkaku kryesor është përdorimi i ujit nga banorët dhe pas paralajmërimit se ai ishte i ndotur.

Ndër të tjera mjekja ka bërë me dije se pritet që analizat e ujit do të dalin ditën e nesërme për të parë nëse kemi të bëjmë me probleme bakteriale ose virale.

“Ditën e dielë kanë qenë dhe rastet e para që numri i të helmuarve shkoi në 75 raste. Ne vlerësuam se shkak për rritjen ne vlerësuam se ishte virale, bakteriale ose ndonjë ushqim. I vetmi burim që ishte i përdorur nga të gjithë banorët ishte uji, dhe atëherë ne arritëm që të arrijmë në përfundim që duhet që të ndalohej përdorimi i tyre. Gjatë kontrollit të bërë kemi vënë re se shumë banorë e kanë dhe në bidona dhe vijojnë që ta konsumojnë dhe pas paralajmërimit që i është bërë nga ne. Ndërkohë nuk kemi një shtim rastesh sot por vetëm një pjesë e madhe janë paraqitur sërish pranë spitalit.

LEXO EDHE: Helmimi masiv në Krujë, reagon Ujësjellësi: Dyshohet se u përzien ujërat e zeza me të bardha

Mostrat e ujit janë marrë në dy burimet dhe në 6 depot që ndodhen në Krujë, dhe presim përgjigjet e analizave. Ujësjellësi sot konfirmoi se uji ishte i ndotur, por sërish ne do të presim analizën përfundimtare nga ISHP. Ne i vlerësojmë të gjithë analizat e bëra nga ujësjellësi i Krujës. Nesër pritet që të dalë një rezultat për mikrobiologjiket ndërsa për viralet ne kemi marrë feçet nga pacientët për të parë. Dyshimi kryesor është për bakteriale, dhe fatmirësisht nuk kemi gjendje të rënduar te pacientët e paraqitur në spitale, në këtë prizëm e shikoj se nuk është situatë e alarmuar, banorët duhet që të derdhin uji dhe të mos përdorin ujin që kanë rezervuarët. Në këtë rast higjena është një kushtet që duhet të kemi parasysh. Nga analizat e gjakut të pacientëve kemi vënë re se pacientët nuk janë të toksikuar fatmirësisht, kjo na bën të mendojmë se kemi të bëjmë me një ndotje bakteriale.

Rastin e fundit që mbaj mend është në Bulqizë, ku kishim ndotjen e ujit ku pati një numër të madh qytetarësh që kërkonin ndihmë mjekësore ku sërish shkaktar ishte uji për shkak të shirave që kishte rënë. Për shkak të pranisë së madhe të mineralit ne zbardhem se kishim të bënim me salmonelë”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!