Helmimet masive, ndërpritet gjendja e emergjencës në Deçan

schedule16:49 - 19 Korrik, 2021

schedule 16:49 - 19 Korrik, 2021

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se situata në këtë komunë është drejt normalizimit.

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme është marrë vendimi për të ndërprerë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të helmimeve masive të qytetarëve.

Lexo edhe: Më shumë se 1600 të helmuar, dalin rezultate e ujit në Deçan

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave; u mor vendim për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla”, ka thënë Ramosaj.

Kujtojmë se në Deçan më shumë se 1600 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të helmimeve nga uji i pijshëm, Nga analizat e kryera nga IKSHPK u identifikuan disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!