“Helmi jot nuk arrin deri këtu”, “stuhi” memesh në rrjet për tryezën e Putin në takimin me Macron

schedule13:38 - 8 Shkurt, 2022

schedule 13:38 - 8 Shkurt, 2022

Takimi i mbajtur të hënën mes liderit rus Vladimir Putin dhe presidentit francez Emanuel Macron në Kremlin zgjati më shumë se pesë orë. Analistët politik janë duke u përpjekur ditën e sotme që të vlerësojnë progresin që mund (ose mund të mos jetë bërë) në prag të një krize të madhe gjeopolitike, sa i përket çështjes së Ukrainës.

Fokusi i bisedës mes dy liderëve ishte pikërisht kjo e fundit, dhe një çështje e tillë nuk kishte si të diskutohej në një tavolinë e çfarëdollojshme.

Lideri rus zgjodhi që të përdorte për takimin me Macron, politikani i parë perëndimor i këtij rangu që viziton Moskën që nga fillimi i krizës, një tryezë të “stërgjatë”, e cila shkaktoi jo pak reagime në rrjet.

Fotot e dy liderëve që qëndronin në anët e tryezës e cila u krahasua me një “aeroplanmbajtëse” , krijuan një “stuhi memesh” në rrjet ndërsa nuk mungoi ironia dhe shakatë për zgjedhjen e Putin. Disa prej përdoruesve të rrjeteve sociale shpreheshin se tryeza është simbol i hendekut që ndan dy liderët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!