Nga Graham Peebles “Eurasia Riview”
Nacionalizmi ishte dikur një ideologji e rezervuar për ekstremistët. Por vitet e fundit, ai është zhvendosur nga skajet e parëndësishme, për t’u bërë një lëvizje qendrore në politikën perëndimore. I rrënjosur tek frika, ai ushqehet me instinktet tribale, dhe është bërë i zakonshëm duke ofruar shpjegime të thjeshtëzuara për problemet komplekse, si varfëria dhe emigracioni.
Ideali i një bote tolerante pas fundit të Luftës së Ftohtë, ku burimet (përfshirë ushqimin dhe ujin) ndahen në mënyrë të barabartë, ku qeveritë bashkëpunojnë dhe ku kufijtë e humbin rëndësinë e tyre të dikurshme, është uzurpuar nga intoleranca e tërbuar dhe racizmi, nga ndërtimi i mureve, valëvitja e flamujve kombëtarë, nga politikat mizore e të padrejta kundër emigracionit, dhe nga policimi i dhunshëm i emigrantëve.
Në vend se të trajtojnë problemet themelore që ka vendi, nacionalistët e thekur fajësojnë disa grupime etnike, fetare ose kombëtare. Dashuria dhe krenaria e kombit, dhe “mënyra jonë e jetesës”, shihet midis valëvitësve të flamujve kombëtare si disi superiore; po kështu urrejtja ndaj “të huajve” dhe urrejtja ndaj ndryshimit të asaj që është e njohur.
Ajo që po shohim është një lëvizje reaksionare izolacioniste, e mbylljes në vetvete dhe ndarjes, e bazuar mbi konceptet e rreme dhe të vogla të ndryshimit:ngjyrëssë lëkurës, fesë, gjuhës, kulturës madje edhe ushqimit.Paragjykime të tilla çojnë në shtimin e dyshimit dhe tëurrejtjes ndaj “të huajve”.
Në përgjithësi interesat kombëtare favorizohen ndaj përgjegjësive ndërkombëtare. Pakicat
dhe refugjatët fyen, abuzohen ose më keq akoma. Covid-19 i ka përshkallëzuar tendencatë tilla të ndyra njerëzore, dhe ka nxjerrë në pah ato që tashmë ishin marrëdhëniet e tendosura me “të huajt”.
Njerëzit me origjinë aziatike, janë viktimizuar në vende të ndryshme, më së shumti në
SHBA, Australi dhe Britani. Ndërkohë, të tjerët janë bllokuar në kampet e refugjatëve, azilkërkuesit/emigrantët janë lënë në harresë, teksa nacionalizmi i vaksinave,ku vendet e pasura perëndimore janë të parët që blenë vaksina, ka qenë i shfrenuar.
Si pasojë e kësaj padrejtësie, ndërsa vendet e pasura do të vaksinojnë deri në fund të këtij
viti popullsinë e tyre, vendet në zhvillim (duke u mbështetur në skemën e papërshtatshme të COVAX), po shpresojnë të nisin vaksinimin masiv deri në fund të vitit 2023.
Për këtë arsye në shumë vende ka një zemërim të madh moral,që e forcon idetë e ndarjes globale, që ndez pakënaqësinë dhe që do ta zgjasë pandeminë e koronavirusit. Në qendër të programit nacionalist që nxit frikërat, janë identitetet kombëtare dhe imazhet kulturore të paketuara fort në “flamur”.
Flamujt janë përdorur shpesh nga nacionalistët, që besojnë gjithmonë se vendi i tyre është “më madhështori këtu në Tokë”, se bashkëqytetarët e tyre janë më të fortët dhe “më të mirët”, dhe se mënyra e tyre e jetesës është superiore ndaj të tjerëve.
Idetë tilla injorante, të pakuptimta dhe krejtësisht të rreme, janë bërë elemente të zakonshme të retorikës politike. Politikanët (e të gjitha ngjyrave) në shumë vende, në mos në të gjitha demokracitë perëndimore, besojnë se duhet t’i përforcojnë ndjenja të tilla, ose do të përballen me humbjen e mbështetjes popullore, duke u sulmuar si “armiq të njerëzve”.
Kjo gjë ndodhi me gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Britani gjatë fiaskos së Brexit, të cilët u etiketuan si“tradhtarë”.Gjatë Europianit të fundit të futbollit, lojtarët zezakë të kombëtares angleze që i humbën penalltitë e tyre në finale, iu nënshtruan një vale të madhe abuzimesh në internet.
Të njëjtët “tifozë” të Anglisë tallen me skuadrat kundërshtare dhe himnin e tyre kombëtar.
Për të forcuar kredencialet e tyre nacionaliste, presidentët, politikanët dhe burrat dhe gratë ushtarake, zbukurohen me stemën kombëtare, me simbolet nacionale të stampuara, një prirje e udhëhequr nga SHBA-ja, vendi udhëheqës i botës.
Nuk është flamuri problemi në vetvete, por përdorimi i tij në rritje, është një shenjë e fuqishme e rritjes së pandërprerë të nacionalizmit, një tendencë, e cila pas humbjes së Donald Trump, shumë njerëz shpresuan se do të ishte në rënie.
Nacionalizmi rritet nga frika, ai e ushqen urrejtjen, çon në dhunë, dhe krijon një klimë të “neve”kundër “atyre”. Në shënjestër është i huaji, refugjati, azilkërkuesi apo emigranti. Këta fajësohen zakonisht për problemet që ka një vend. Ata etiketohen padretësisht si kriminelë, përdhunues, vrasës.
Ata akuzohen për vjedhjen e vendeve të punës, shterimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, degradimin e banesave, korruptimin e kulturës së pa cënuar kombëtare, me zakonet dhe besimet e tyre të poshtra, primitive.
Në këtë mënyrë “i huaji” dehumanizohet, gjë që bën të mundur abuzimin dhe keqtrajtimin e tij në shkallë të ndryshme:Nga fyerjet verbale në rrugë, në vendin e punës apo në klasë, dhe deri tek sulmet e dhunshme; tek burgosja nëpër ishuj (Australi), burgosja për vite të tëra
pa një akuzë zyrtare (për shembull në Guantanamo), mbyllja në kushte çnjerëzore në kampe refugjatësh, qendra paraburgimi apo të strehimit të përkohshëm, deri tek lejimi i mbytjes së tyre në Mesdhe, Detin e Veriut dhe gjetkë.
Mizoritë tilla ndodhin pasi burrat, gratë dhe fëmijë që po keqtrajtohen, janë “ata”. “Ata” janë armiku, shkatërruesi i qytetërimit dhe i mirësjelljes. Ata janë më pak se sa njerëzorë, madje edhe fëmijët, dhe si të tillë e meritojnë atë trajtim.
Dhe sa më larg të mbahen “të huaj” të tillë, aq më e lehtë është të përjetësosh mitin e demonizimit, të ruash dyshimin, dhe të forcosh urrejtjen ndaj tyre. Nacionalizmi helmon mendjen dhe shoqërinë, ndaj ai duhet çrrënjosur.
Mjerisht, përkundër shenjave të dukshme të së kundërtës, ai është tërësisht në kundërshtim me tonin e kohës, që bën thirrje për një unitet, bashkëpunim më të madh, tolerancë dhe mirëkuptim. Në rast se synohet vërtet që krizat e pashembullta me të cilat ballafaqohet njerëzimi – emergjenca mjedisore, zhvendosja e njerëzve, varfëria dhe konfliktet e armatosura-të përballohen, zbuten dhe kapërcehen, individët, komunitetet, bizneset dhe qeveritë duhet të mblidhen gjithnjë e më shumë, të bien dakord për metodat dhe politikat globale dhe të ndërtojnë shoqëri të integruara, të themeluara mbi dhembshurinë. Duke pasur parasysh shkallën dhe gamën e paparë të sfidave, sidomos ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë më të gjera mjedisore, nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Shënim: Graham Peebles, artist, shkrimtar dhe drejtor i “The Create Trust”, të cilën e themeloi në vitin 2006. Ai ka drejtuar projekte arsimore dhe programe trajnimi të mësuesve në Palestinë, Indi dhe Etiopi, ku kaloi 2 vjet duke punuar me grupet lokale në Adis Abeba.
Përktheu: Alket Goce-abcnews.al