Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hellas Verona e qartë me Interin, Marash Kumbulla ka një çmim të lartë

schedule23:23 - 13 Mars, 2020

schedule 23:23 - 13 Mars, 2020

Edhe pse jemi në një periudhë ku flitet më së shumti për Coronavirusin, është e pashmangshme që në Itali të mos flitet për merkato. Emri i Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes, edhe pse Hellas Verona është në karantinë për shkak se lojtarët e tyre kanë pasur kontakt me Manolo Gabiadini, pozitiv me COVID-19, gjatë ndeshjes me Sampdorian.

Tuttosport shkruan për qendërmbrojtësin nga Malësia e madhe, që është në shënjestër të shumë klubeve të mëdha. Përmenden madje Liverpool, Manchester City dhe Manchester United. Mjafton kaq për të kuptuar edhe se sa i është rritur çmimi Kumbullës, i cili është edhe pjesë e kombëtares shqiptare.

Në Itali Napoli tentoi me çdo mënyrë në janar dhe madje u raportua për një marrëveshje mes klubeve, mbi bazën e 25 milionë eurove. Kumbulla tha “jo” për momentin, pasi pret të tjera propozime dhe Interi është një nga klubet që i ka hedhur sytë nga lojtari i Hellas Verona.

I riu, përshtatet me skemën me tre mbrojtës, e njeh kampionatin italian dhe e ka treguar veten. Zikaltrit janë gati të ofrojnë disa prej të rinjve dhe para për shërbimet e Kumbullës. Tuttosport raporton se Verona nga ana tjetër është e qartë dhe kërkon të përfitojë sa më shumë financiarisht dhe për këtë ka rritur edhe pretendimet, duke kërkuar shumën e 30 milion eurove. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!