Një helikopter i një linje ajrore zviceriane është rrëzuar në Monte Rosa në territorin zviceran, pranë kufirit me Italinë. Mediat italiane raportojnë se pesë personat në bord kanë shpëtuar.
Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Aksidenti ndodhi rreth orës 7:45 në një lartësi prej 4500 metrash, në Colle Gnifetti në Capanna Margherita, streha më e lartë alpine në Evropë.