Helikopteri i NASA, Ingenuity ka përfunduar me sukses fluturimin e dytë në atmosferën marsiane. Kësaj here, helikopteri fluturoi në një lartësi më të madhe prej pesë metrash, dy herë më shumë se fluturimi i së hënës, dhe më pas u anua anash duke lëvizur për dy metra.
Fluturimi në Planerin e Kuq është veçanërisht sfidues për shkak të atmosferës dhe gravitetit të ulët. Kjo do të thotë se në mënyrë që të fluturojë, helikopteri duhet të jetë shumë i lehtë dhe të rrotullojë “krahët” jashtëzakonisht shpejt.
#MarsHelicopter Flight #2 is in the books! I’ve captured its higher, bolder flight, and I’ll be sending back all my latest frames soon. Meanwhile, here’s a quick preview, including takeoff and two turns. pic.twitter.com/MmNOuIQ8ly
— NASA’s Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) April 22, 2021
LEXO EDHE: Roveri i NASA-s prodhon oksigjen në atmosferën e planetit Mars
Ingenuity është përpjekja e parë e agjensisë hapësinore amerikane për një fluturim të mundësuar, kontrolluar në një botë tjetër. Të hënën, helikopteri u ngjit në qiellin marsian për më shumë se 20 sekonda. Helikopteri pritet të bëjë dhe 4 fluturime në distanca të tjera. /abcnews.al