Helikopteri bie në ishullit e Gorgonës në Livorno, vdes pilotja

schedule09:15 - 23 Korrik, 2019

schedule 09:15 - 23 Korrik, 2019

Një helikopter u rrëzua në ujërat jashtë ishullit të Gorgonës, në krahinën e Livornos. Zjarrfikësit kanë identifikuar trupin e pilotes, i cili i përket një gruaje ruse. Ekipet e shpëtimit ndërhynë me katër anije patrullimi dhe një gmone të shpejtë. në bord ishte i pranishëm edhe një 37-vjeçar rus, si edhe pronar i avionit, i cili rezulton i zhdukur. Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Fluturimit ka nisur hetimet.

Aksidenti ndodhi gjashtë milje nga ishulli dhe rreth 22 milje nga porti i Livornos. Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e gruas në aeroplan gjysmë të zhytur. Kapiteneria e Portit vendosi një seri balonash të fryra për të mbajtur mjetin në det, një Robinson 66. Ky i fundit ishte nisur Como dhe u ndal në aeroportin e vogël Cinquale di Montignoso, në provincën e Massa Carrara. Prej këtu ajo u nis rreth orës 16:00, drejt  Olbias në Sardenjë.

Trupi i gruas, i liruar nga mbetjet e helikopterit është rikuperuar. Në zonë punoi edhe një helikopter i Gardës Bregdetare për aq kohë sa kishte dritë dielli. Autoritetet gjithashtu drejtuan disa njësi të marinës tregtare që po lundronin në zonë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!