“Hekurudha Tiranë-Durrës, lehtëson ngarkesën jashtë aeroportit”, Et’hemaj: Objektiv i 2025-ës, zero ndotje në atmosferë

schedule20:44 - 14 Qershor, 2024

schedule 20:44 - 14 Qershor, 2024

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj thotë se ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës do të lehtësojë ngarkesën jashtë zonës së aeroportit “Nënë Tereza”. Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, ai tha se po punohet gjithashtu edhe për të shmangur ndotjen e ambientit.

“Hekurudha i shërben të gjithë aeroportëve për dy aspekte. I pari, lehtëson ngarkesën e aeroportit jashtë. Sot jemi koshient që brenda aeroportit punohet mirë por ka ngarkesë në pjesën e rrugës. Treni shkarkon në mënyrë cilësore ngarkesën jashtë zonës së aeroportit. E dyta, arritja e objektivave strategjike për ambientin. Aviacioni Civil ka një objektiv që në 2025 të emetojë zero ndotje në atmosferë dhe hekurudha ëshë një mundësi shumë e mirë për ta bërë këtë gjë. Kemi hekurudhë, përgatitjen e kompanive ajrore për të përdorur karburant biologjik, që nuk ndot. Po punojmë në infrastrukturë, strategji por nuk harrojmë dhe ambientin.“, u shpreh ai.

Duke u ndalur te aeroporti i Vlorës, ai tha se janë kryer 47 përqind të punimeve ndërsa shtoi në në fillim të verës së 2025-ës do të jetë në operim.

“Filluam të kontaktonim tur operator, të cilët kërkonin që resortet të jenë 40 minuta deri në një orë larg aeroportit. Tirana s’e kapte dot. Ishte arsyeja e dytë pse kërkojmë një aeroport të dytë, zhvillimi i turizmit dhe plotësimi i kërkesave të tur operator. Vlora është në fazë ndërtimi. Aktualisht, janë bërë 47 përqind të punimeve. Ka dhe 9 muaj kohë deri në operim. Pjesa më e vështirë e punimeve janë nëntokë. Presim që Vlora të jetë në operim në fillim verën e 2025. Presim që në fillim të vitit të dorëzojmë aeroportin për certifikim.”, u shpreh ai./abcnews.al