Vizita e kryediplomates së BE, Kaja Kallas solli edhe nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën Durrës Rrogozhinë ku BE do të financojë projektin me 90 milionë euro.
Djego Abedinaj , i ftuar në ‘Money Report’ u shpreh se hekurudha është një prej arteriet kryesore të ekonomisë së dy vendeve. Sipas tij, kjo hekurudhë pjesë e korridorit 8, synon të lidh rajonin dhe ekonominë e vendeve dhe do të jetë kontribues jo vetëm në ekonominë tonë por edhe në ekonominë rajonale.
“Hekurudha është një nga arteriet kryesore të ekonomisë mes dy vendeve tona. Eksporti i mallrave në vendet e BE ka hekurudhën si shtyllë kryesore për shkak të kostove edhe më të ulëta. Është një hekurudhë që ka pritshmëri të mëdha që i shërbejnë ekonomisë tonë dhe asaj rajonale dhe shkon sipas obektivave të BE dhe vendeve rajonale që synojnë qëndrueshmërinë, aksesbilitetit në infrastrukturë, transporti në autostradë dhe detar. Synon të lidh rajonin dhe ekonominë e vendeve. Rinisja e punës së hekurudhës ka qenë një prej projekteve kryesorë, disa projeket që lidhen me hekurudhat një pjesë e tyre janë në ndërtim e sipër si dhe të studimeve te fizibilitetut. Kjo shton vlerën e saj në gjithë rrjetin hekurudhor. Shton vlerën e rrjetit hekurudhor që do të jetë jo vetëm kontribues në ekonominë e vendit por edhe në atë rajonal.”
/ abcnews.al