Leo Messi ka dalë sot lojtar i lirë dhe nuk kanë munguar lojërat nga klube të ndryshme. Oferta nga më të çuditshmet, sikurse shakaja e bërë nga klubi i Serie B në Itali, Como.
E gjitha kjo ndodh pasi ish-presidenti Enrico Preciozi deklaroi se Messi kishte pasur një provë me ta, por kalimi i argjentinasit te italianët nuk u bë i mundur.
Tashmë Como i shkruan në “Whatsapp” yllit që me gjasa do të rinovojë me Barcelonën. “Përshëndetje Leo, si jeni? U bë kohë që nuk shihemi… A takohemi këto ditë?”.
Në postimin e bërë në Instagram, Como mesazhin e shoqëron me “Ndalni, ai e ka parë mesazhin dhe po shkruan…”, shoqëruar edhe me hashtagun “Rikthehu në shtëpi Leo”. / abcnews.al
View this post on Instagram