Heiko Mass: Marrëveshja me Kosovën, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

schedule12:46 - 13 Shkurt, 2021

schedule 12:46 - 13 Shkurt, 2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe çështjen e integrimit Europian.

Në intervistë për mediat në Serbi, Mass është shprehur se rregullimi i marrëdhënieve mes këtyre vendeve janë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer.

Me këtë hapet mundësia e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, është shprehur diplomati gjerman.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!