Hegseth mohon akuzat/ I zgjedhuri i Donald Trump për mbrojtjen: Jam i pafajshëm

schedule13:20 - 17 Nëntor, 2024

schedule 13:20 - 17 Nëntor, 2024

I zgjedhuri I Donald Trump për Sekretar të Mbrojtjes, Pete Hegseth ka mohuar akuzat për sulm seksual.

Sipas avokatit të tij, Timothy Parlatore, marrëdhënia me gruan që e akuzon ka qenë konsensuale, megjithatë ai e ka paguar.

Javën e kaluar, zyrtarët e qytetit Monterey konfirmuan se policia lokale kishte hetuar një sulm të dyshuar seksual që përfshinte Hegseth.

Trump zgjodhi Hegseth si Sekretar të Mbrojtjes javën e kaluar, pavarësisht se ai nuk kishte përvojë të lartë ushtarake apo poste publike. Menjeherë pas emërimit të Trump, filluan edhe akuzat ndaj Hegseth për sulmin e supozuar seksual. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!