“Hedh vickla në Parlament”, Rama zbulon prapaskenat e listave dhe sherrin me Bushatin: Xhafaj nuk bëri naze

schedule14:45 - 9 Mars, 2021

schedule 14:45 - 9 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste ka kapacitet që të bëjë skuadra fituese në këto zgjedhje, ndërsa u ndal tek pyetja e madhe mbi listimin e Fatmir Xhafajt si edhe mosfutjen në lista të Ditmir Bushatit.

Rama në fjalën e tij është shprehur se një partie nuk i duhen xhonglerët që luajnë për veten, por ata që luajnë në fushë duke shënjestruar këtu Ditmir Bushatin. Ai ndër të tjera ka theksuar se Bushatin ashtu si dhe Xhafaj e respekton për atë që është dhe nuk bën asnjë ndryshim në lidhje me përfshirjen ose jo në listat e kandidatëve për deputet.

Gjithashtu Rama është shprehur se Pandeli Majko do të jetë në kufirin e listës dhe personi që do të drejtojë skuadrën e PS-së për Qarkun e Tiranës.

“Një lojtar e mas me faktin se sa duar njerëzish ka takuar, sa biznese ka pyetur se si ju shkojnë punët. Sa qytetarë ka takuar dhe i di problemet e zonës ku do të jetë.  Debatet i bëjmë por edhe për këtë ne kemi tjera bindje. Debatet bëhen brenda. Foltorja e parlamentit është i popullit dhe për popullin jo për të nxjerrë kunja dhe për tu evidentuar për të qenë ndryshe. Për të gjithë këto arsye Ditmir Bushati nuk ka pse dhe se si të jetë në këtë skuadër.

Por kjo nuk e ndryshon mendimin tim si ministër, as dëshirën për të bërë debat sa herë mblidhet kryesia. Nuk kam ndryshuar mendim për Fatmirë Xhafaj dhe as për Bushatin. Edhe pse Xhafaj nuk ka bërë naze për vendin, por e ka pranuar dhe do të bëjë detyrën që ka.

Lojtarët shihen në stërvitje, në dhomën e zhveshjes, kur s’ka kamera, si sillen me njëri tjetrin sa ja mbajnë krahun njëri tjetrit se xhonglera ka plot, por në fund nuk janë ato që sjellin fitore. Xhonglerët për vete janë për cirk dhe jo për fushë. Ato që merren me politike nuk mund të bëjnë xhonglerin por janë për cirkun mediatik. 

Unë e ndjej njeriun tim nuk kam armiqësi më të, shpresoj që ta kapë trenin prapë.

Unë e kam bërë të gjithëve të qartë, partia të vë por nuk të mban. Partia të hipën në tren, por nëse rri apo zbret nga treni e vendos vetë. Kjo punë nuk mund të jetë se unë duhet të bëj  më shumë se të gjithë se për këtë jam zgjedhur por nuk mund ti kërkoj askujt me shumë se ç’mund të bëj unë. Një deputet që të mos takojë qytetarët, dhe një ministër të jetë në funksion mirë si ministër dhe të jetë vetëm për të dalë në parlament nuk funksionon.

Listat gjithmonë që kur jam në krye të partisë kemi pas këtë sistemin zgjedhor me rajonin ku listat janë bërë nga drejtuesit e qarqeve. 95 % e listave për të mos thënë më shumë janë produkt i tyre, unë i kam mesazhet këtu nga refuzimet e bëra nga sugjerimet e mia. Me një ndërhyrje të vogël dhe nuk është bërë, me argumente është përcaktuar se një kandidature e caktuar nuk i vlen Vlorës.

Ndërkohë në Tiranë duke qenë se nuk kemi një drejtues deputet, Pandeli Majko është ai që do të qëndrojë tek kufiri, PS-ja i ka dhënë gjithçka është në njësinë që është vatra më e nxehtë hambari i grurit, ndërkohë që gjithë të tjerët shkojnë për misra, i ka të gjitha ato që i duhen për të drejtuar skuadrën drejt 25 prillit me të gjithë atë që i takon.

PS-ja është një listë që ka kapacitetin të bëjë skuadra fituese”, ka thënë Rama.

Kryeministri u ndal sërish te Bushati duke theksuar se ai nuk u angazhua në PS pasi u largua si drejtues i qarkut të Shkodrës.

“Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni dhe nuk është shfaqur më në asnjë aktivitet që nuk janë puna juaj. Nuk janë televizive. Janë pjesë e pandashme e punës të çdo njeriu që ka një mandat nga socialistët. Ç’kam me Bushatin unë? Ka mendime të tijat, unë nuk jam dakord. Ai thotë të vetat, unë të miat. Jeta vazhdon. Nëse do të punonte tokën, shumë nga ato që thotë s’do i kishte thënë. Se aty ka qenë. Bushati nuk ka si të jetë në skuadër por nuk e ndryshon vlerësimin tim dhe gatishmërinë që të bëj debat me të.

Nuk i ndryshon këto. As për Fatmir Xhafën. Ai nuk ka bërë naze për vendin. Ka marrë vendin ku është dhe do të përballojë sfidën që ka.Bushati është një investimet më të rëndësishme. E ndjej si njeriun tim. Shpresoj ta kapë trenin prapa. Nuk po i kërkoj askujt të bëjë sa unë. Po unë që të jem rekordmeni i takimeve me njerëzit dhe një deputet mos të takojë njerëzit 4 vjet. Apo një ministër të dalë në Parlament dhe të hedhë vickla duke mos bërë punën tjetër. Është jashtë mundësive të mia kjo për ta gëlltitur”, tha Rama. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!