Hebrenjtë kundërshtojnë shitjen e bizhuterive prej 150 milionë dollarësh të sekuestruara nga nazistët

schedule10:53 - 10 Maj, 2023

schedule 10:53 - 10 Maj, 2023

Grupet hebraike kanë dënuar shitjen prej miliona dollarësh të bizhuterive që i përkasin një miliarderi, burri i të cilit e ka bërë pasurinë në Gjermaninë naziste.

Heidi Horten ishte një trashëgimtare austriake, burri gjerman i së cilës, Helmut Horten, kishte qenë anëtar i partisë naziste. Ai mori drejtimin e  firmave hebraike ndërsa pronarët e tyre u larguan nga Gjermania e viteve 1930.

Shtëpia e ankandeve Christie’s ka nxjerrë në shitje 700 bizhuteri, me vlerë më shumë se 150 milionë dollarë. Të ardhurat do të shkojnë për bamirësi, duke përfshirë kërkimin e Holokaustit, dhe Christie’s gjithashtu do të japë një “kontribut të rëndësishëm” për kauza të mira.

Horten vdiq vitin e kaluar në moshën 81-vjeçare, me një pasuri prej 2.9 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Burri i saj, i cili vdiq në Zvicër në 1987, drejtoi kompaninë e tekstilit Alsberg pasi pronarët e saj hebrenj u larguan në vitin 1936.

Ky ishte i pari nga disa biznese hebreje që ai kishte nën sundimin nazist. Dyqani i tij Horten AG u bë një nga më të mëdhenjtë në Gjermani. Sipas një raporti të fundit nga historianët e Fondacionit Horten, ai kishte qenë anëtar i partisë naziste përpara se të dëbohej.

Ndër bizhuteritë që do të dalin në shitje përfshijnë gjerdanin me  diamante 90 karatësh “Briolette of India” nga Harry Winston dhe Sunrise Ruby, një unazë diamanti nga Cartier që vlen deri në 20 milionë dollarë.

Pothuajse 100 prej tyre do të shiten në Gjenevë të mërkurën dhe 150 të tjera të premten, me më shumë të shitura online më vonë gjatë vitit. Por ankandi ka shkaktuar zemërim në mesin e grupeve hebreje, duke bërë thirrje që të ndalohen menjëherë shitjet.

Pavarësisht se të ardhurat do të shkojnë për bamirësi dhe kërkimet rreth Holokaustit, Komiteti Hebre Amerikan tha se “nuk ishte i mjaftueshëm”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!