Haziri: Nuk e përjashtoj kandidimin për kryetar të LDK

schedule22:25 - 23 Shkurt, 2021

schedule 22:25 - 23 Shkurt, 2021

Nënkryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri nuk e ka përjashtuar mundësinë për kandidimin e tij për kryetar të LDK.

Pas dorëheqjes së liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, Haziri thotë se ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë kandidat për kryetar, mirëpo nuk e përjashton mundësinë.

“Nuk e përjashtoj kandidimin tim, por se kush mundet me u bë kryetar e vendos Kuvendi. Nuk kam vendos ende a me kandidu apo jo”, tha Haziri në Rubikon.

Kujtojmë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK pësoi humbjen më të thellë në histori, duke dalë e treta në listë. Si pasojë e rezultatit, lideri i kësaj partie, Isa Mustafa dha dorëheqjen, të nesërmen pas ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa, kujtojmë se Anton Quni, ka konfirmuar kandidaturën për kryetar të LDK-së ekskluzivisht në emisionin ‘Pressing’ në T7.