Eden Hazard do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Të shtunën, lajmi për ndarjen me belgun u konfirmua nga faqja zyrtare e Real Madridit. Kontrata e lojtarit 32-vjeçar, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2024, është ndërprerë me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.
Hazard ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet aspak që të vendosë të varë këpucët në gozhdë, raporton Football Italia. Në të njëjtën kohë, sipas burimit, klubet e Serisë A pretendojnë ish-yllin e kombëtares belge. Në të kaluarën e afërt, lojtari ishte i lidhur me kalimin te Juventus dhe Milan.
Eden Hazard luan për Real Madridin që nga viti 2019. Më parë, ai përfaqësonte ngjyrat e Chelsea. /G.D abcnews.al/