Hazard, Sterling, De Jong: Yjet që mbeten jashtë “top 10”

schedule18:27 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 18:27 - 2 Dhjetor, 2019

Janë zbuluar 20 futbollistët jashtë “Top 10” në listën finale të “Topit të Artë”. Në vend të 30-të, renditet talenti i Atletico Madrid, Joao Felix. Një pozitë më poshtë, është mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos. Van de Beek në pozitën e 28-të, ndërsa bomberi i Real Madrid, Karim Benzema, në vend të 27-të.

Wijnaldum i Liverpool ruan vendin e 26-të, ndërsa një vend më lart se holandezi është Koulibaly i Napolit. Gardiani i Barcelonës, Ter Stegen, renditet në vend të 24-ët, ndërsa dyshja e Tottenham Lloris dhe Son, ndajnë respektivisht vendet 23 dhe 22. Dusan Tadic i Ajax renditet në vend të 21-të, ndërsa Aubameyang në vend të 20. Më poshtë, është dhe renditja përfundimtare e vendeve 30 deri në 11./abcnews.al

30. Joao Felix (Atletico Madrid)
29. Marquinhos (Paris Saint-Germain)
28. Van De Beek (Ajax)
27. Benzema (Real Madrid)
26. Wijnaldum (Liverpool)
25. Koulibaly (Napoli)
24. Ter Stegen (Barcelona)
23. Lloris (Tottenham)
22. Son (Tottenham)
21. Tadic (Ajax)
20. Aubameyang (Arsenal)
19. Alexander-Arnold (Liverpool)
18. Antoione Griezmann (Barcelona)
17. Roberto Firmino (Liverpool)
16. Sergio Aguero (Man. City)
15. Mathiijs De Ligt (Juventus)
14. Kevin De Bryune (Man. City)
13. Eden Hazard (Real Madrid)
12. Raheem Sterling (Man. City)
11. Frenkie De Jong (Barcelona)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!