Hazard: Sezoni im më i dobët, për Zidane flasin trofetë! Varane? Ndër më të mirët në histori

schedule14:18 - 19 Korrik, 2020

schedule 14:18 - 19 Korrik, 2020

Real Madrid u shpall kampion në Spanjë pak ditë më parë dhe ky ishte trofeu i dytë për Eden Hazard që kur u transferua nga Chelsea. Pas Superkupës së Spanjës, tashmë erdhi dhe triumfi në La Liga.

Gjithsesi belgu e pranon se ky nuk ishte sezoni i tij më i mirë në karrierë. Madje sulmuesi anësor vlerëson skuadrën për arritjet dhe pranon se ky ka qenë një nga vitet e tij më të dobëta në aspektin personal.

“Kam kaluar shumë dëmtime dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm të jem më mirë. Edhe pse ky nuk ishte sezoni im më i mirë i mundshëm, jam shumë i lumtur që arritëm të fitonim titullin kampion.

Këtë vit, falë ekipit fituam kampionatin. Në aspektin personal mund të them se ka qenë sezonin im më i dobët në karrierë”, deklaron sulmuesi për “franceinfo”, i cili piketon objektivin e radhës me madrilenët.

“Kur ti luan për Real Madridin, i ke të gjitha mundësitë për t’i fituar të gjithë titujt e mundshëm. Objektivi i radhës është Championsi edhe pse kemi një detyrë shumë të vështirë kundër Manchester City”.

 

TRAJNERI DHE MBROJTJA – Hazard pyetet edhe për trajnerin Zinedine Zidane, për të cilin deklaron: “Si lojtar e njohim të gjithë dhe e dimë që ka qenë një nga më të mirët. Si trajner nuk kam asgjë për të thënë sepse titujt flasin vetë për të. Zidane e ka dëshmuar, brenda pak vitesh, që ai është një nga trajnerët më të mirë. Ai beson te lojtarët e tij dhe lojtarët i besojnë atij. Kjo është arsyeja pse funksionon gjithçka”.

I pyetur për Varane, sulmuesi belg shton: “Gjatë karrierës time kam njohur mbrojtës të shkëlqyer si John Terry e Vincent Kompant. Mendoj se Rapha, edhe pse është ende i ri, tashmë është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në histori. Partneriteti që ai ka me Sergio Ramos është i shkëlqyer”, mbyll Hazard. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!