Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hazard: Perez dhe Modric më gëzuan, ju zbuloj idhullin Zidane

schedule15:42 - 29 Tetor, 2019

schedule 15:42 - 29 Tetor, 2019

Eden Hazard e kishte ëndërruar gjithmonë të luante një ditë me Real Madrid. Fantazisti belg ia doli verën e kaluar dhe po shijon aktivizimin me “Los Blancos”. Në pankinë është idhulli i fëmijërisë, Zinedine Zidane, për të cilin ka vetëm admirim.

28-vjeçari ka folur për emisionin “Campo de Estrellas”, duke zbuluar bisedat me presidentin Perez dhe Luka Modric. Objektivat janë të mëdha dhe Hazard nuk e çon në mendje ta mbylle sezonin pa trofe.

NUMRI – “Të veshësh fanellën me numër 7 pas largimit të Cristiano Ronaldos nuk është aspak e thjeshtë. Po flasim për uniformën e një lojtari që ka shkruar historinë e Realit”.

TRANSFERIMI – “Doja të transferohesha në Madrid që pas përfundimit të Botërorit Rusi 2018, por Chelsea nuk më lejoi të largohesha. Klubi e kuptoi më pas dëshirën time dhe më lejoi, edhe pse një vit me vonesë. Kisha biseduar me presidentin Perez dhe më tha se do të më priste. Më pas fola edhe me Luka Modriç. Aty kuptova që të gjithë dëshironin që të shkoja te Reali”.

OBJEKTIVAT – “Do të japim gjithçka për të fituar çdo trofe të mundshëm. Duhet të ngremë trofe në fund të sezonit, kam ardhur këtu për të fituar”.

ZIDANE – “Nëse e pëlqen realisht futbollin, nuk mund të mos e adhurosh Zidane. Ishte idhulli im kur isha fëmijë, ishte më i miri dhe ishte kënaqësi ta shihje duke luajtur. Më bën të lumtur fakti që stërvitem nga ai. Është i sinqertë, di se për çfarë ka nevojë një futbollist dhe flet atëherë kur duhet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!