Derbi i Anamarovës fitohet nga Drita. Skuadra bardhekaltër ka thyer Gjilanin me rezultatin e pastër 2-0 dhe është një ish-lojtar i bardhekuqve që ka vendosur fatet e kësaj përballjeje të shumëpritur në Kosovë.
Betim Haxhimusa shënoi dy herë në pjesën e dytë dhe Drita iu gëzua fitores së një ndeshjeje të veçantë dhe që e ngjit në vendin e dytë në klasifikim, me tre pikë më pak se Ballkani kryesues. Skuadra e Mezanit, me këtë humbje bie në vendin e katërt.
Pa fitues është mbyllur takimi Dukagjini-Llapi, me skuadrën nga Podujeva që ka dalë jashtë çdo objektivi. Fitore e artë për Flamurtarin e Prishtinës, që po tenton të largohet nga zona e ftohtë. Sot kuqezinjtë mposhtën skuadrën e Trepça ’89, me rezultatin 4-3.
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 18
Drita-Gjilani 2-0
Shënues: Haxhimusa 65′, 79′
Dukagjini- Llapi 0-0
Flamurtari-Trepca ’89 4-3
Shënues: Maxhuni 14′, Zeqaj 39′, Kelmendi 40′, Gucev 83′ / Manaj 32′, Emini 54′, Hoti 61′. / abcnews.al