“Pancerat” gjermanë të drejtuar nga tekniku Hansi Flick, dështuan keq në Botëorin e Katarit, ku nuk arritën të kalonin as fazën e grupeve, në një grup ku ishin favoritët kryesorë së bashku me Spanjën.
Këtë të premte, disa fjalë për performancën në Botëror i tha dhe “fantazisti” i Kombëtares gjermane, Kai Havertz, i cili në konferencën për shtyp para miqësoreve ndaj Japonisë dhe Francës u shpreh se në rezultatet e këqija të Kombëtares ka ndikuar dhe mbështetja e pakët e tifozëve.
“Përpara nisjes së Botërorit Katar 2022, ne nuk kishim aq shumë mbështetje nga tifozët tanë. Sigurisht që arsyet janë të ndryshme. Kur pamë mbështetjen që kishin Kombëtaret e tjera nga tifozët e tyre, aty e ndjeva se neve na mungonte disi tifozllëku i gjermanëve”,- tha Havertz. /i.m /abcnews.al