Jens Petter Hauge është një nga goditjet e Milanit përpara nisjes së këtij sezoni. Kuqezinjtë paguan 5 milion euro te Bodo/Glimt dhe 21-vjeçari norvegjez firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin e ri.
Sulmuesi i majtë nordik ka shënuar 4 gola deri tani me ekipin e Stefano Piolit (1 në Serie A dhe 3 në Eurola League). Kualitet ka shumë, ashtu si edhe dëshirë për të mësuar e për t’u përmirësuar.
“Po bisedoja me agjentët e mi në lidhje me planet e së ardhmes kur erdhi oferta e Milanit. Bodo ndodhej 18-19 pikë mbi vendin e dytë në atë moment dhe isha i bindur që e kishte siguruar titullin.
Ndoshta ishte momenti më i mirë për t’u larguar nga Norvegjia“, e nis talenti nordik prononcimin e tij për The Athletic. Hauge ndalet te Milani dhe zbulon edhe lojtarët që e frymëzonin kur ishte i vogël.
“Mamaja ime mendonte se kalimi te Milani ishte një hap shumë i madh për mua. Unë vij nga qytet me 50 mijë banorë. Ardhja në Milano dhe përballja me një gjuhë të re, ishte ndryshim i madh për mua.
I vogël studioja lojtarët që gjuanin shumë mirë me të dy këmbët. Ndiqja Drogba, Lampard dhe Juan Mata. Kur u rrita disi, u fiksova me Eden Hazard. Ai është idhulli im.
Milani? Jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. po zbavitem çdo ditë dhe po mësoj shumë gjëra. Edhe me gjuhën po avancoj, Ibra më ndihmon duke më përkthyer gjërat që s’i kuptoj“, përfundoi talenti i Milanit. /abcnews.al