“Hat-trick” në 18 minuta, Joaquin vendos rekord dhe parakalon legjendën e Realit

schedule15:58 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 15:58 - 8 Dhjetor, 2019

Kur e sheh në fushë nuk dallohet lehtësisht se Joaquin është 38 vjeç. Anësori i djathtë ofensiv ii Betis realizoi tre gola në ndeshjen e sotme kundër Athletic Bilbao. Vendasit fituan 3-2 dhe spanjolli i njohur ishte protagonisti absolut i këtij triumfi. Joaquin realizoi golin e parë në minutën e dytë dhe realizoi një “hat-trick” brenda 18 minutave.

Miqtë baskë reaguan dhe shënuan dy herë, por në fund buzëqeshi Betis. Joaquin ka thyer një rekord me tre golat e shënuar në ditën e sotme. Në moshën 38 vjeç, katër muaj dhe 18 ditë, “veterani” iberik bëhet lojtari më i vjetër  që shënon një tregolësh në La Ligan spanjolle.

Rekordi i mëparshëm i përkiste një legjende të Real Madrid si Alfredo Di Stefano, i cili i shënoi tre herë Murcias në vitin e largët 1964, atëherë kur ishte 37 vjeç, nëntë muaj dhe 13 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!