Hasenhuttl i “mbyll derën” Manchester Unitedin: “Nuk është punë që më intereson”

schedule20:07 - 17 Shkurt, 2022

schedule 20:07 - 17 Shkurt, 2022

Southampton po shkëlqen këtë sezon në Premier League, teksa aktualisht renditet në vendin e 10, ku padiskutim meritë kryesore për këtë ka dhe trajneri, Ralph Hasenhuttl.

Tekniku austriak për shkak të sezonit të mirë që po bën në krye të “shenjtorëve” është përfolur se sezonin e ardhshëm mund të marrë drejtimin e Manchester United.

54-vjeçari për momentin i ka “mbyllur derën” djajve të kuq, duke përjashtuar mundësinë të shkojë në “Old Trafford”.

“Të jesh trajner i Manchester United është diçka që nuk është në kokën time dhe nuk është diçka që më intereson. Nuk dua të flas për të ardhmen time, këtë javë duhet të flasim vetëm për ndeshjen që do të bëjmë kundër Evertonit. Është shumë më interesante pasi e gjithë energjia dhe fokusi im është te kjo lojë. Të gjitha të tjerat ua lë juve”, tha Hasenhuttl.

Ralf Rangnick, menaxheri aktual i Manchester United dhe drejtor i ardhshëm sportiv në klub, ka punuar me Ralph Hasenhuttl në RB Leipzig midis 2016 dhe 2018. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!