Hasenhuttl: Broja është shumë i shpejtë, po na ndihmon shumë

schedule11:21 - 12 Janar, 2022

schedule 11:21 - 12 Janar, 2022

Southampton fitoi dje me rezultatin e thell 4-1 ku protagonist ishte dhe Armando Broja me një gol të bukur.

Tekniku Ralph Hasenhuttl nuk e fshehu kënaqësinë për performancën e të tijve, teksa evidentoi edhe paraqitjen fantastike të sulmuesit 20-vjeçar shqiptar, Armando Broja.

“Sonte ishim perfektë dhe besoj se tifozët kaluan një mbrëmje të bukur. Broja ishte kërcënim i vazhdueshëm për kundërshtarin dhe djemtë ditën të bëjnë zgjidhjet e duhura në fushë.

Broja nuk është një surprizë, pasi është shumë i shpejtë dhe ka një finalizim të frikshëm, armë të cilat po na ndihmojnë shumë. Është i ri dhe pati nevojë për pak kohë që të përshtatej, por tani po ndihmon skuadrën”, tha austriaku. /h.ll/abcnews.al