Hasenhutl ndan të njëjtin mendim me Rejën për Brojën: Nuk është akoma gati për 90′

schedule13:59 - 16 Tetor, 2021

schedule 13:59 - 16 Tetor, 2021

Armando Broja është kthyer në “Hero” në Shqipëri. Golat e tij të shënuar me kombëtaren shqiptaren e kanë ngritur sulmuesin shqiptar në “piedestal”. Gjatë sfidave kualifikuese “Katar 2022” Armando Broja ka arritur të shënojë gola vendimtarë, kryesisht në dy ndeshjet kundër Hungarisë, duke na dhuruar kështu 6 pikë të plota.

Dy gola individual të Brojës që tregon gjithë aftësitë e tij, duke marrë parasysh se gjithmonë i ka nisur ndeshjet nga stoli.

Para pak ditësh në një konferencë për mediat trajneri Edy Reja do shprehej se Broja nuk ka të njëjtin rendiment nëse fillon titullar dhe për këtë arsye është parë të nisë ndeshjet nga stoli.

Duket se të njëjtin mendim me Rejën ndan edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhutl. Tifozët e skuadrës angleze duke parë paraqitjen e sulmuesit shqiptar me Shqipërinë në ato pak minuta që ka luajtur kanë kërkuar të luajë titullar për Southampton dhe trajneri ka një përgjigje për të gjithë.

“Nga fillimi e nisi me Sheffield United, nuk luajti mirë. Te Shqipëria e nis gjithmonë nga stoli. Mendoj se është zëvendësues shumë i mirë. Nuk e di nëse është gati për 90 minuta”, theksoi Hasenhutl.

Një sinjal për Armando Brojën, të cilit i duhet të ketë të njëjtën paraqitje në të dyja rastet, nesë dëshiron të jetë titullar, në të kundërt do jetë një lojtar stoli shumë i mirë. / abcnews.al