Southampton udhëton në transfertë për t’u përballur me Brighton, teksa trajneri Ralph Hasenhuttl ka përzgjedhur edhe 11-tëshen titullare.
Tekniku i “shënjtorëve” ka vendosur të ulë në stol Armando Brojën me sulmuesin që në ndeshjet e fundit nuk ka qenë në formën më të mirë, teksa i ka munguar edhe shija e golit.
Në nëntë ndeshjet e fundit 20-vjeçari nuk ia ka dalë të shënojë me festën e fundit që daton më nëntë shkurt ndaj Tottenham, ndërsa në Kupë shënoi ndaj Aston Villas më datë dy mars.
Kujtojmë se në ndeshjen e fazës së parë, Broja i shënoi Brighton me sfidën që përfundoi në barazim 1-1.
Formacionet zyrtare:
/f.a/abcnews.al