Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hasani kujton sakrificat që kanë bërë qytetarët e Kosovës për liri ndërsa shton se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah saj, mbështetëse dhe promovuese në institucionet ndërkombëtare.
Postimi i ministrit Hasani:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! ??
Sot, ne festojmë lirinë e sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të vëllezërve e motrave tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë.
Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.