Dalin çdo ditë në treg, por fitimi në fund të ditës nuk i kënaq aspak. Fermerët e Hasit, por edhe të fshatrave përreth mundin e një sezoni nuk arrijnë ta justifikojnë dot, me të ardhurat e përfituara nga shitja e prodhimeve të tyre.
Por vetë ata pranojnë se një ndër shkaqet e mungesës së fuqisë blerëse është edhe rritja e çmimit, që sipas tyre ka ardhur jo pa shkak.
Ndihmën e kërkojnë vetëm nga shtetit.
Hasi ka rreth 20 mijë banorë, ku rreth 30% e qytetarëve trajtohen me ndihmë ekonomike. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e të rinjve t’i drejtohen emigracionit./Abcnews.al