Harxhon rreth 27.000 dollarë, gruaja mbulohet me tatuazhe nga koka te këmbët

schedule16:40 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 16:40 - 7 Dhjetor, 2020

Një grua nga Kalifornia ka shpenzuar rreth 27.000 dollarë për të mbuluar trupin e saj me tatuazhe.

Varësia e 32-vjeccares ndaj tatuazheve shqetëson shumë familjen e saj, por ajo nuk ka ndërmend të ndalet. Hapi i saj i ardhshëm është të bëjë tatuazh tërë fytyrën e saj, e cila është e vetmja pikë në trupin e saj që ka mbetur e pastër. Ajo ka në plan të bëjë lule gjeometrike.

Në tri vitet e fundit, Julia Nuno ka kaluar 234 orë duke bërë tatuazhe fjalë për fjalë kudo në trupin e saj. Julia punon si kujdestare rezidenciale dhe bëri tatuazhin e saj të parë kur ishte 18 vjeç.

“Më ka marrë mjaft kohë, fillova të bëja tatuazhe sapo mbusha moshën madhore. Gjatë viteve të fundit kam shkuar vazhdimisht. Unë fillova e vogël me një lule hibiskus në gjoksin tim, por përfundoi duke u rritur. Nuk kisha ndërmend të mbulohesha, por pastaj thjesht vendosa të shkoj deri në fund. Tani nuk mund të ndalem”, është shprehur ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!