Harxhi: Scholz nuk e vizitoi Shqipërinë, pasi nuk mbështet “Ballkanin e Hapur”

schedule20:12 - 10 Qershor, 2022

schedule 20:12 - 10 Qershor, 2022

Ish-zv.Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edhit Harxhi e ftuar në “Radari Informativ”, në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, deklaroi se kancelari gjerman Olaf Scholz nuk e mbështet nismën “Ballkani i Hapur”.

Ajo tha se një nga arsyet që ai gjatë vizitës në rajon nuk erdhi në Shqipëri, është pikërisht se ai është kundër kësaj nisme, pasi ka kërkuar që të zbatohet procesi i Berlinit.

Ndërkohë Harxhi theksoi se “Open Ballkan” ndryshe nga sa pretendon kryeministri Edi Rama, nuk mund të zgjidhë problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Scholz ka qenë në Prishtinë, një nga pikat e diskutuara ka qenë njohja e Kosovës nga Serbia, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Rusisë?

Harxhi: Ne e dimë mbështetjen që Moska i ka dhënë Beogradit, e pamë javën e shkuar me mbështetjen që i dha Beogradit, e kemi para me mbështetjen me naftën. Mbështetja është aty, sa herë flitet për Ukrainën dhe Krimenë, Putin dhe Lavrovv e krahasojnë me Kosovën. Dua tu them se mbështetja nuk është diçka e re, ajo që pamë re është se pas Ballkanit të Hapur, Scholz nuk erdhi në Shqipëri, pasi Shqipëria insiston për Ballkanin e Hapur, dhe kancelari nuk do të flasë për këtë gjë, pasi kërkon vetëm procesin e Berlinit. E dyta është se procesi i Berlinit është i vetmi proces që do të integrojë Ballkanin perëndimor në BE. Open Ballkan është një dështim i madh dhe aventurë e liderve ballkanikë për t’i bërë sfidë BE-së. Nuk mund të ketë asnjë lloj zgjedhjeje për procesin e zgjidhjes për Kosovën dhe Serbisë, përmes kësaj zgjidhjeje.

/Abcnews.al/