Harvey Weinstein shpallet fajtor për të dytën herë për përdhunim

schedule10:24 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 10:24 - 20 Dhjetor, 2022

Ish-producenti i filmave të Hollivudit, Harvey Weinstein, është shpallur fajtor për përdhunimin e një gruaje. Gjykata në Los Angeles e dënoi 70-vjeçarin me 24 vjet burim. Ai tashmë po bën 23 vjet burg pasi u dënua për përdhunim dhe sulm seksual në gjyqin e tij të parë në Nju Jork dy vjet më parë.

Weinstein u shpall fajtor të hënën për përdhunim dhe dy akuza për sulm seksual ndaj një gruaje, e njohur si Jane Doe 1, emri i të cilës nuk është bërë publik për të mbrojtur anonimitetin e saj. Më shumë se 80 gra e kanë akuzuar atë për sjellje të keqe seksuale.

Pretendimet e raportuara në vitin 2017 kanë kontribuar në themelimin e lëvizjes #MeToo (Edhe unë), e cila ka inkurajuar njerëz në të gjithë botën që t’i ndajnë përvojat e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale. ëeinstein ka prodhuar disa filma të njohur, përfshirë “Shakespeare in Love”, i cili ka fituar çmimin Oskar për fotografinë më të mirë në vitin 1999. /ABCNEWS.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!