HARTA/ Tërbohet moti në Greqi, por çfarë po ndodh mbi Shqipëri?

schedule11:08 - 15 Tetor, 2021

schedule 11:08 - 15 Tetor, 2021

Një pjesë e territorit të Shqipërisë është nën reshjet e shiut dhe dëborës në zonat malore. Stuhia e nisur në fund të javës së kaluar pritet që të vazhdojë deri në mbyllje të kësaj jave më pas shirat pritet që të largohen. Kryesisht moti me reshje ka prekur lindjen dhe jugun e vendit.

Fenomeni është duke u zhvendosur në drejt Greqisë. Java që pritet parashikohet që të ketë një mot të qëndrueshëm pa reshje, por temperaturat pritet që të jenë të ulëta. I gjithë rajoni është i goditur nga moti i keq, por më shumë përmbytje dhe kaos ka shkaktuar në Greqi.

Shumë shtëpi janë nën ujë, rrugët janë çarë dhe një person është zhdukur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!