HARTA/ Një stuhi me rrufe pushton papritur vendin, qindra shkarkesa elektrike brenda 1 ore

schedule15:04 - 6 Qershor, 2020

schedule 15:04 - 6 Qershor, 2020

Territori i Shqipëisë qendrore është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm gjatë orëve të mesditës së sotme, të cilat janë shoqëruar me një numër të madh rrufesh.

Shkarkesat elektrike janë duke ndodhur kryesisht në zonën mes Tiranës, Peqinit dhe Elbasanit.

Siç duket edhe nga harta që shoqëron këtë lajm, mësohet se vetëm gjatë orës së fundit në këtë trekëndësh kanë rënë rreth 250 rrufe, një pjesë e të cilave me zhurmë të madhe duke trembur edhe banorët. /abcnews.al