ABC sjell pamje nga fshati Zvirinë në Maliq ku u gjetën të vrarë vëllezërit nga Pogradeci Andrea dhe Martin Olldashi të zhdukur prej ditësh. Të rinjtë të zhdukur prej tre ditësh ishin hedhur në një kanal vaditës tre ditë më parë pasi janë ekzekutuar me nga dy plumba në kokë.
Ata ishin zhdukur në 7 Dhjetor nga banesa e tyre në Pogradec ndërkohë nëna e tyre i kishte denoncuar të humbur një ditë më parë.
Dy vëllezërit janë me precedentë të mëparshëm penalë dhe dyshohen autorë të vendosjes së tritolit në lokalin e futbollistit Gjergji Leka në vitin 2012./mv.abcnews.al