Harta e re gjyqësore, kryetari i dhomës së avokatisë Korçë: Kjo skemë i zhyt më keq institucionet

schedule12:16 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 12:16 - 29 Dhjetor, 2021

Kryetari i dhomës së avokatisë Korçë Arben Lena ka komentuar vendimin për hartën e re të gjyqësore të marrë nga KLGJ dhe ministria e Drejtësisë.

Lena thekson se me reduktimin e organeve gjyqësore do të krijohet kaos, duke vënë në dukje se është një skemë që nuk do i shërbejë më popullit.

Sipas tij kjo është një skemë ku aksesi i qytetarëve në drejtësi është pothuajse i pamundur dhe jo efektiv dhe kjo skemë po i zhyt akoma më keq në një jo efektivitet të plotë.

Është një problem që ne e kemi ngritur që në  fillimin e hedhjes së idesë së reduktimit të gjykatave dhe aktualisht jemi para një drafti të miratuar nga KLGJ dhe ministria e Drejtësisë në të cilin synohet një rekrutim drastik i gjykatave, gjykatat e shkalles së pare kalojnë në 12, kemi vetëm 1 gjykate apeli, 2 gjykata administrative te shkalles se parë dhe një gjykatë Apeli Administrative. Kemi një skemë që unë nuk e din se kujt do i shërbejë por sigurisht që nuk do i shërbejë popullit , marrjes së drejtësisë efikase nga populli.

Është e pamundur që sistemi i drejtësisë të funksionojë me këtë skemë dje me këtë mënyrë organizimi gjykatash pavarësisht se cilat janë qëllimet e krijimit të këtij drafti por është një skemë që shumë shpejt do bjerë në kolaps. Pretendohet që shërbimet përfshirë edhe ato të drejtësisë te jenë sa më afër qytetarit dhe ai postulati ” Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar” në qoftë se deri tani e kemi pasur në raste të pakta , besoj që tani kjo drejtësi e vonuar do jetë mëse evidente dhe e prekshme gjithandej.

Ashtu siç e përmendi edhe drejtuesja e KLGJ dje, sistemi gjyqësor dhe gjykatat janë në minimumin e kapacitetit të tyre. Dje vetë kryetarja e KLGJ solli si shembull gjykatën administrative të apelit në të cilën një gjyqtar ka 3000 dosje. Me një llogari të thjeshtë ditë pune efektive janë 220. Në rastin më të mirë që një gjyqtar të arsyetojë vendimin dhe të japë një vendim të drejtë i duhet minimumi 1 ditë. Atëherë brenda një viti një gjyqtar duke mos i vajtur sosje të tjera përfundon 220 dosje. 3000 dosje një gjyqtar i apelit i duhen 15 vite qe ti përfundojë.

 Aksesi i qytetarëve në drejtësi është pothuajse i pamundur dhe jo efektiv dhe kjo skemë po i zhyt akoma më keq në një jo efektivitet të plotë. Dje kam pasur kontakte me kolegë të mi, dhe kemi shprehur të gjithë indinjatën tonë në lidhje me ketë problem dhe me sa jam informuar nga kryetari i dhomës së avokatisë Haxhiaj është hedhur ideja e një bojkoti të cilin ne e kemi bërë edhe herë të tjera kur ka qenë puna edhe me skemat e sigurimit dhe detyrimin e caktimit të një page minimale jonormale për avokat dhe përparësi qarkullon sinide që në muajin janar në varësi të përgjigjes mund të marrim edhe masa të reja në lidhje me këtë problem që po zhvillohet”, ka thënë Lena./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!