Harta e re gjyqësore, avokatët bojkotojnë seancat, Gorishti: Na penalizon

schedule12:05 - 14 Qershor, 2022

schedule 12:05 - 14 Qershor, 2022

Për 4 ditë avokatët në të gjithë Shqipërinë do të bojkotojnë punën e tyre, si shenjë proteste për hartën e re gjyqësore. Vendimi i bojkotit është marrë nga Dhoma e Avokatisë ndërsa avokatët janë shprehur se do ta respektojnë dhe do të mungojnë në seancat gjyqësore.

“Nuk kanë mundësi aksesi është shpjeguar edhe nga kryetari i dhomës. Të paktën duhet të ishte bërë sic u propozua. Dy në pjesën veriore dhe dy në pjesën jugore. Se në skaje nuk ka mundësi të vijë në Tiranë. Ne jemi të detyruar dhe sic thotë dhoma ne do të respektojmë. Kjo shtyrje e mbingarkon sistemin gjyqësor. Janë tre ditë dhe minimalisht janë 7 seanca që shtyhen për çështjet normale. Shpresojmë të gjendet një zgjidhje” tha Avokati Edvis Gorishti.

Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për hartën e re ku nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1. Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!