Rafael van Der Vaart, ish-mesfushori i Tottenham në Premier League, i përvishet sërish mbrojtësit Harry Maguire. I blerë nga Manchester United për rreth 90 milion euro, ish-lojtari i Leicester është kritikuar shpesh. Holandezi, në Ziggo Sport në Holandë, nuk është përmbajtur aspak ndaj qendërmbrojtësit anglez.
“Unë mendoj se Maguire shkon çdo ditë në shtëpi dhe i thotë gruas së tij: ‘E kam djallosur, por fitoj shumë para. Ata me të vërtetë e besojnë që jam i mirë’. Me të vërtetë mendoj kështu. Ai qesh me të gjithë”, është shprehur van Der Vaart.
Last night, Rafael van der Vaart again made it clear that he's not a fan on Maguire:
"I think Maguire goes home every day and tells his wife: "I'm so shit at football, but I earn so much. They really believe I'm good." I really think so, he laughs at everyone." [@ZS_Voetbal] pic.twitter.com/nBKt0DnNr6
— ??? ???? ? (@TheEuropeanLad) July 9, 2020
Holandezi nuk e kritikon për herë të parë Maguire. Në muajin tetor kishte qenë gjithashtu i ashpër, teksa ishte shprehur kështu për lojtarin e Manchester United: “Ai mund të bëjë diçka, por nëse vlen aq shumë para, atëherë Virgil Van Dijk kushton 300 milion euro.
Nëse shkoj të luaj me amatorët pasditen e së dielës, mund të gjej lehtësisht tre lojtarë që bëjnë të njëjtën gjë si ai. E kam seriozisht këtë. Është budallallëk ta them, por realisht kështu mendoj”. /abcnews.al