Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Harry Kane te Manchester City? Tre emra intrigues për ta pasuar

schedule22:31 - 6 Gusht, 2021

schedule 22:31 - 6 Gusht, 2021

Harry Kane pritet të zbresë nesër në stërvitje me Tottenham, por vullnetin e tij për t’u larguar e ka shprehur prej kohësh dhe Manchester City po tenton ta blejë.

Transferimi i tij pritet të vendosë një rekord të ri në Premier League, pas atij që u vu një ditë më parë me shitjen e Jack Grealish nga Aston Villa te City për 100 milion sterlina.

Te Tottenham nuk duan ta mendojnë largimin e Harry Kane, por edhe të tregohen naivë e të mos mendojnë për pasuesin nuk janë.

Gazetari Nicolo Schira shkruan se në listën e tyre janë tre futbollistë. I pari luan te City dhe është Gabriel Jeses. Tjetri është Dusan Vlahovic i Fiorentina, si dhe Mauro Icardi që pritet të lërë PSG-në me afrimin e Messit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!