Tottenham mori një fitore të thellë në shtëpinë e Crystal Palace ditën e djeshme me rezultatin 0-4.
Serinë e golave e hapi pikërisht bomberi anglez, Harry Kane, pasi ai shënoi dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, në minutën e 48-të dhe të 53-të.
Golat e Harry Kane bënë të mundur që ai të jetë lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon në paraqitjet e tij të 100-ta, të 200-ta dhe të 300-ta në kompeticion.
Futbollisti i parë që plotësoi këtë statistikë ishte Teddy Sheringham dhe ndërkohë, Kane ka kaluar në renditje lojtarë si Alan Shearer dhe Andy Cole./ h.ll/abcnews.al
Harry Kane and Alan Shearer after 300 Premier League appearances ???????? pic.twitter.com/Q7cw9StQSg
— LiveScore (@livescore) January 5, 2023