Harry Kane është një nga sulmuesit më të mirë në planet, njëkohësisht edhe një nga më të shtrenjtët. 26-vjeçari, i cili është kapiteni i Tottenham dhe Anglisë, dëshiron të nisë një aventurë të re sezonin e ardhshëm.
Ai dëshiron të luftojë e fitojë trofe, dhe shpreson të transferohet në një klub të madh. Problem mbetet kërkesa e lartë e Spurs, që duan 200 milion paund për ta lënë të lirë yllin e skuadrës. Një shifër e ekzagjeruar, aq më tepër në këtë kohë krize.
Juventus dhe Manchester United janë qenë dy nga klubet më të interesuara për shërbimet e tij, por anglezët janë tërhequr, pak nga çmimi dhe pak nga Ole Gunnar Solskjaer. Sky Sports raporton se trajneri i “Djajve të Kuq” nuk e ka në prioritetet e tij Kane, duke ia lehtësuar sadopak gjërat… Juventusit. /abcnews.al