Harron emrin e relatores së PS, Gjekmarkaj te “Edukimi”: Fishtën e trajtuat si zborist që shkruan poezi

schedule21:04 - 2 Nëntor, 2021

schedule 21:04 - 2 Nëntor, 2021

Kryetari i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Agron Gjekmarkaj teksa ka bërë hapjen e Komisionit ka harruar emrin e relatores së Partisë Socialiste Lindita Buxheli. Ai ka përmendur emrin e relatores Flutura Açka të PD-së, ndërsa për emrin e Buxhelit ka kërkuar ndjesë pasi nuk i kujtohej.

“Ah po relatorët, relatorët përkatës,zonja Açka dhe zonja… s’më kujtohet emri ndjesë, ëëë Buxheli. për ju zonja Margariti fjala”, tha Gjekmarkaj.

Gjatë  zhvillimit të mbledhjes Gjekmarkaj ka replikuar me Ministren e Kulturës Elva Margariti. Duke u ndalur te poeti Gjergj Fishta, Gjekmarkaj, tha se qeveria e trajtoi si zborsit që shkruan poezi duke e lënë në harresë.

Duskutimi:

Zonja ministre ju përmendet eposin e kreshnikëve me intriguat shume! Sa mire, shyqyr që na e shkruan të parët, mendo sa i pafund do të ishte nëse na e shkruante kolegia juaj e dashur Zonja Spiropali! Gjithsesi mos e konsideroni te mbyllur se ende ka vend për një kryekreshnik dhe bëmat e tij! Ju falënderoj për prezencën, por jo për mënyrën se si mbrojtët një buxhet pa ju munguar retorika qe nuk është buxhet bazuar mbi propagandën, i vogël e në hall për një kulture plot halle! Gjithsesi ky buxhet qe nuk është buxhet nuk reflekton nevojat e kulturës si produkt identitar i këtij kombi, si nevojë shpirtërore dhe projektim turistik ! Zonja ministre dhe një gjë, Vili Brand kërkoi falje për krimet e nazizmit ndaj hebrenjve! Unë si deputet i opozitës mundohem te kërkoj falje për ato që i kërkoj si gabime te qeverisjes se djathte në këtë vend! E nuk ndihem aspak keq! Ju a mund të kërkoni falje për triumfin e sallamit në Butrint dhe betonizimin e tij dhe Velieren me shëmtinë e saj urbane! Meqenëse është rasti doja te di keni patur një slogan prej vitesh “edukim nëpërmjet leximit” sa e keni edukuar këtë milet këtë shoqëri, e keni matur sa u lexua sa dhe si u edukua?

Margariti: E shikoj që patjetër ka nevojë për më shumë takime, unë do t’ju flisja jo vetëm për eposin, por edhe për nisma të tjera, siç kemi itinerarin fishtian, një projekt jo se nuk gjen hapësirë në buxhetin e shtetit, por arrin të implementohet edhe me donatorë të tjerë. Me shumë dëshirë do t’ju  riafrohem kur të më thërrisni për çështje konkrete sepse dita e diskutimit të buxhetit nuk është e mjaftueshëm për kuklturënb

Gjekmarkaj: Fishtën e trajtuat si poet lokal, sikur të ishte një zborist nga ata që shkruanin poezi, por në fakt është poet i kombit. Qeveria e la 150 vjetorin në harresë. Bashkia e Lezhës bëri sa mundi dhe sa diti, por Gjergj Fishta është edhe i Vlorës edhe i Shkodrës edhe i Lezhës

Margariti: Nuk mund të biem në grackën e kritikës.

Gjekmarkaj: Nuk është grace, 150 vjetori është moment që e kthen Fishtën në klasik. Fishta i përket 3 brezave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!