Bluza dhe e zeza janë ngjyrat kryesore me të cilat identifikojmë xhinset. Megjithëse, këto nuanca nuk dalin kurrë nga moda, këtë sezon do të dominojnë ngjyrat e ndezura. Kur përmendim këto nuanca, të gjithë viem dakord se përmirësojnë gjendjen psikologjike dhe emocionale.
Aq sa xhinset blu, moda ka mirëpritur dhe modelet me ngjyra. Vajzat e modës tashmë e kanë mirëpritur xhinset elegante në ngjyrë të verdhë, jeshile, lejla, portokalli etj. Xhinset me ngjyra janë një zgjedhje e këndshme për të sjellë pranverën në stilin tonë të përditshëm.
Nga njëra anë sigurojnë komoditet por nga ana tjetër “ndriçojnë” pamjen tonë.
/abcnews.al