Harroi motorin ndezur, gjendet i vdekur brenda berberhanes në Himarë, mister arsyet

schedule14:47 - 22 Tetor, 2020

schedule 14:47 - 22 Tetor, 2020

Një 43 vjeçar i quajtur Bujar Çela është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së djeshme. Ai punonte si berber në Himarë. Në momentin që është gjetur i pajetë është lajmëruar policia. Nga informacionet e para mësohet se është dashur ndërhyrja e bluve për të thyer xhamat e për të hyrë brenda.

Ai është gjetur i pajetë brenda berberanës dhe motori i tij ka qenë i ndezur. Nga burimet është raportuar si vdekje aksidentale teksa nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e bluve deri më tani.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se 43 vjeçari të ketë harruar motorin ndezur natën, e më pas ndotja ka shkaktuar asfiksim të tij, raporton gazetari i Abc News Elton Nika. Ai ka pasur dhe një dhomë tek berberana, ku flinte. Familjarët e tij i ka në Librazhd, pra jetonte i vetëm aty. Ditën e sotme është dërguar në banesën e fundit në Librazhd./ db/Abcnews.al