Harroi kameran hapur, avokati kapet duke bërë seks gjatë gjyqit online

schedule10:35 - 1 Shkurt, 2021

schedule 10:35 - 1 Shkurt, 2021

Një avokat në  Peru është kapur mat duke kryer marrëdhënie seksuale gjatë një seance dëgjimore online në të cilën ai mori pjesë.

Sipas New York Post , videoja e Hector Cyprusian Paredes Robles është bërë virale, ndërsa shoqata lokale e avokatëve ka nisur një hetim në lidhje me çështjen.

Incidenti që ka bërë bujë në Peru ndodhi të enjten e kaluar, sipas gazetës amerikane.


Siç mund të shihet në videon që po bën xhiron e rrjetit, në një moment Robles duket se zhvishet plotësisht dhe  fillon të puthë një grua e cila është gjithashtu e zhveshur, para se ata të fillojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale.

I zemëruar, gjyqtari John Tsatsua Torres menjëherë bëri thirrje për të ndaluar seancën, duke akuzuar Robles për “mosrespektim të rregullave ndaj gjykatës.

“Ky avokat nuk ka as nderin dhe as dinjitetin që kërkon profesioni i tij,” theksoi ai.

Në një deklaratë disa orë më vonë, Shoqata e Avokatëve të Junin “dënoi me forcë” “aktet vulgare” dhe bëri thirrje për një hetim të incidentit. Robles, nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me incidentin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!