Dusan Vlahovic shihet gjithnjë e më larg “bardhezinjve” të Juventus e për këtë aryse, drejtuesit e “zonjës së vjetër” tashmë kanë filluar të mendojnë për emrin e sulmuesi që do të transferojnë në rast se “bomberi” ballkanas largohet në të vërtetë.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport”, “torinezët” shohin si opsionin më të mirë, “shtatlartin” maroken të Sevilla, Youssef En-Nesyri, me këtë të fundit, që arriti të shënojë edhe një gol ndaj “bardhezinjve” në përballjen e parë të gjysmë-finales së Europa League.
Marokeni vlerësohet nga “andaluzianët” në 30 milionë euro, shifër kjo lehtësisht e përballueshme nga “bardhezinjtë” në rast se shitja e Vlahovic kompletohet dhe me klube si Chelsea, Newcastle e Manchester United gjithçka mund të ndodhë shumë shpejt. /i.m /abcnews.al