Harris-Trump, ndasitë në politikat ekonomike/ Premtojnë ulje te kostove te jetesës dhe rritje taksash per biznesin e madh

schedule14:09 - 5 Nëntor, 2024

schedule 14:09 - 5 Nëntor, 2024

Votuesit amerikanë zgjedhin të martën presidentin e ri. Ekonomia dhe veçanërisht kostot e larta të jetesës kanë qenë shqetësimet kryesore për votuesit amerikanë në këto zgjedhje presidenciale, ku garojnë Kamala Harris dhe Donald Trump. Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara do të kenë pasoja të gjera ekonomike, duke filluar nga mënyra se si taksohen amerikanët deri tek mënyra se si vendi zhvillon marrëdhëniet tregtare me pjesën tjetër të globit.

Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump kanë paraqitur ndër të tjera edhe vizione të ndryshme sa i takon masave ekonomike që mund të ndërmarrin.

Të dy kandidatët janë zotuar që të rrisin taksat për korporatat dhe amerikanët e pasur dhe t’i japin frymëmarrje klasës së mesme. Sipas një raporti të fundit, rreth 51% e amerikanëve kanë deklaruar se i përkasin shtresës së mesme, një shifër kjo e uloët në raport me një dekadë më parë kur rezultonte në 60%.

Shqetësimi kryesor është inflacioni i lartë dhe kostot e larta të jetesës. Kamala Harris e ka ndërtuar fushatën e saj mbi një slogan të quajtur ekonomia e mundësive duke vënë theksin te rritja e ekonomisë, ulja e kostove për nevojat jetësore si kujdesi shëndetësor dhe ushqimi. Një pikë e rëndësishme e planit përfshin edhe adresimin e krizës së strehimit, duke ofruar stimuj tatimorë dhe ndërtuar banesa për të stabilizuar edhe çmimet në treg.

Ndërkohë, Donald Trump që thotë se Amerika është e para, duket se ka një strategji të nisur tashmë para disa vitesh kur u zgjodh president i shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump planifikon të vijojë politikën e tij agresive ndaj tregtisë dule lajmëruar tarifa të larta që variojnë nga 10 deri në 60% për importet kineze. Në shënjestër do të jenë edhe importet nga Bashkimi Europian.

Ndër të tjera, Trump favorizon rritjen e prodhimit vendas të energjisë elektrike përmes karburanteve fosile, duke shmangur burimet e rinovueshme të energjisë ajo që në fakt ka qenë një politikë e ndjekur nga administrate e Biden.

Paraljmërimi i kandidatit Trump për tarifat ka shqetësuar vendet e europës dhe jo vetëm. Sipas analizave të ekonomistëve, nëse Trump vjen në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe zbaton tarifat, ekonomia e eurozonës mund të tkurrej me 1.5% përgjatë mandatit 4-vjeçar. Më të goditura do të ishin edhe industria e automjeteve por edhe kimitkatet, produkte me një peshë të madhe në tregtinë e jashtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!