Harris kundër armëve/ Por kandidatja paralajmëron: Qëlloj çdokënd që më sulmon në shtëpi

schedule17:39 - 20 Shtator, 2024

schedule 17:39 - 20 Shtator, 2024

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila po garon për Shtëpinë e Bardhë si kandidate demokrate, ka bërë një deklaratë intriguese në lidhje me armët në një ngjarje të drejtpërdrejtë me Oprah Winfrey në Michigan.

Harris deklaroi se është e gatshme për të përdorur armën e saj nëse dikush i hyn në shtëpi.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet”, deklaroi Harris. Kandidatja demokrate e pranoi se duhet të kishte qenë më e kujdesshme me fjalët e saj. “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”, tha ajo nder te tjera.

Harris, e cila në debatin e saj të parë dhe ndoshta edhe të fundit presidencial me kandidatin republikan, Donald Trump, deklaroi se ajo kishte ne dispozicion një arme.

Ajo ripërsëriti angazhimin e saj për ndalimin e armëve sulmuese, duke e lidhur këtë me krizën e të shtënave në shkolla në Amerikë. “Një armë e tillë është projektuar për të qenë një mjet lufte,” tha ajo. Megjithatë mbrojti edhe  të drejtën e posedimit të armëve për vetëmbrojtje sipas Amendamentit të Dytë.

Gjatë ngjarjes, Harris u ndal edhe në tema të tjera të rëndësishme si emigracioni dhe ekonomia, duke shprehur vizionin e saj për një Amerikë më të sigurt dhe të barabartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!