Harris fituese/ Sondazhi i Abc News e Ipsos: Në epërsi 5 pikë ndaj Trump

schedule15:26 - 15 Shtator, 2024

schedule 15:26 - 15 Shtator, 2024

Në një tjetër sondazh të realizuar nga ABC News në Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me kompaninë IPSOS, Kandidatja Kamala Harris shihet si nga Amerikanët si fituesja e debatit presidenciale të 10 shtatorit.

Në mesin e 3276 personave që morën pjesë në këtë sondazh 58% e tyre thane se Kamala Harris fitoi përballjen e 10 Shtatorit, ndërsa 36% e tyre thane se mendojnë që fituesi ishte kandidati Republikan dhe njëkohësisht ish presidenti Amerikan Donald Trump.

Sa i përket pyetjes se kë do të votojnë në zgjedhjet e 5 nëntorit pas performances në Debatin e organizuar nga ABC News, Harris ka epërsi me 5 pikë mbi Donald Trump.

Qytetarët e rritur Amerikan deklaruan se 51% e tyre do të votonin zëvendës presidenten aktuale dhe kandidaten Demokrate Kamala Harris ndersa 46% e tyre thane se vota  e tyre do të shkonte për republikanin Donald Trump.

Në mesin votuesit e regjistruar 51% e tyre deklaruan se do të votonin Kamala Harris dhe 41% e tyre ish presidentin Donald Trump duke ngushtuar diferencën mes dy kandidatëve me 4 pikë përqindje.

Edhe në mesin e atyre personave që janë të dyzuar për votën e tyre, Kamala Harris kryeson ndaj Donald Trump me rezultatin 52 me 46%, ose e thënë ndryshe me një diferencë prej 6 pikësh.

Sondazhi I ABC News në bashkëpunim me kompaninë Ipsos ka treguar se mbështetja për Kamala Harris është rritur me 1 deri në 2% nga sondazhet e mëparshme të cilat ishin realizuar përpara mbajtjes së debatit presidencial në Filadelfia.

Në mesin e të rriturve Amerikanë Harris duket se gëzon më shumë mbështetje se Trump si tek burrat ashtu edhe tek gratë.

53% e grave Amerikane deklaruar se do të votonin kandidaten demokrate në nëntor ndërsa 44 e tyre thane se vota  e tyre do te shkonte për Trump.

Diferenca është më e ngushte tek meshkujt e rritur amerikan te cilët thane se 49% e tyre do te votonin për Harris dhe 48% e tyre deklaruan votën e tyre pro Trump.

Zëvendës Presidentja Kamala Harris gëzon mbështetje ndjeshëm me te madhe tek njerëzit me ngjyre dhe Hispaniket ndërsa Trump shihet fitues tek njerezit e bardhe pa arsim te larte sipas ABC News dhe Kompanise se realizimit te sondazheve Ipsos.

Rezultatet e sondazheve me te fundit  per zgjedhjet presidenciale ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një dëshmi e qarte sesi skena politike ne Washington eshte tronditur nga dorëheqja  e presidentit Aktual Joe Biden si kandidat I demokrateve. Qe prej kur Kamala Harris është zgjedhur zyrtarisht si kandidate e kësaj Partie, Donald Trump kandidati i republikanëve në këtë garë ka humbur epërsinë e tij pothuajse në të gjitha sondazhet.

/abcnews.al